E pyetur nëse do të kërkonte azil, Monika Kryemadhi ka përjashtuar këtë mundësi.

Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, Monika Kryemadhi u shpreh se ‘nuk e mendon dhe se nuk ka për t’u larguar ndonjëherë”.

Gjithashtu ajo theksoi se sipas saj këtë gjë mund ta bënin persona që kanë llogari bankare jashtë vendit.

Pyetje: Përse nuk kërkoni azil?

Kryemadhi: Përse të kërkoj azil…E di kush ikën jashtë dhe kërkon azil politik një njeri që i ka llogaritë bankare jashtë…Nuk kam për të ikur ndonjëherë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re