Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Pogradec–Lin, në afërsi të fshatit Udënisht, ku një mjet ka përplasur një këmbësor.

Sipas informacioneve paraprake, i dëmtuari është marrë menjëherë nga ambulanca dhe është transportuar drejt spitalit të Pogradecit për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak momente më parë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re