Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka firmosur emërimin e Alban Hoxhës si shef i komisariatit numër 6 në Tiranë.

Mediat, informojnë se Hoxha zëvendëson në këtë detyrë Edvin Pecin.

Së fundmi Hoxha kishte detyrën e shefit të Sektorit te Krimet në Volum në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës.

Ndërsa më herët ka mbajtur detyra të rëndësishme si shef i antidrogës dhe i operacionales, si dhe poste të tjera në qarkun e Fierit dhe në Shkodër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re