Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Babunje e Re, në Divjakë, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën.

Bëhet fjalë për Kujtim Meçin, banor nga Fier-Semani, i cili po punonte tokën e tij kur zetori që po përdorte është përmbysur duke e zënë poshtë.

Si pasojë e këtij aksidenti tragjik, 57-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re