Skip to content

EUROPOLITIKË/ Kush do ta zëvendësojë Juncker-in? Ja favoritët nga brenda dhe jashtë

JUNCKER

Radha e kandidatëve për të zëvendësuar presidentin e Këshillit Europian vetëm po shtohet.

Ndonëse nuk ka konsensus për atë që do ta zëvendësojë luksemburgezin Jean-Claude Juncker, janë disa pretendentë që shihen si favoritë.

I pari është deputeti i Parlamentit Europian, 46-vjecari gjerman Manfred Weber. Ai është kandidati kryesor i Partisë Popullore Europiane, por njihet pak jashtë regjionit të tij, Bavarisë.

Edhe pse pa eksperiencë në qeverisje, ai gëzon mbështetjen e kancelares gjermane Angela Merkel. Kjo mund t’i ndihmojë atij që të bëhet presidenti i radhës i Komisioni Europian.

Por në anën tjetër, presidenti francez Emanuel Macron dhe ekipi i tij i liberalëve po përpiqen që të mos e lejojnë z. Weber të marrë detyrën kryesore. Ata kanë një tjetër preferencë: Michel Barnier

68-vjeçari që negocioi Brexit-in po konsiderohet si kandidati i radhës për President të Komisionit, edhe pse ende nuk i ka kryer dokumentet e divorcit të Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Emmanuel Macron mendon se bashkëkombësi i tij mund ta përballojë barrën e përgjegjësisë, por liderët e tjerë të BE-së janë të shqetësuar se z. Barnier është shumë i afërt me presidentin Macron, dhe simpatia mes tyre mund të çojë në anshmëri.

Barnier nuk e ka shpallur zyrtarisht veten si kandidat, por mban aspiratat për presidencën e Komisionit.

Margrethe Vestager është kandidatura tjetër. 51-vjeçarja ka luajtur një rol të madh në BE-në e Jean-Claude Juncker si komisionere e bllokut.

Politikanja daneze ka iniciuar miliarda euro gjobë ndaj Facebook dhe Google, dhe ka çuar peshë Francën e Gjermaninë duke bllokuar një bashkim hekurudhor midis dy vendeve.

Ajo mbështetet nga blloku liberal i BE-së, por kritikët argumentojnë se zonja Vestager nuk është e kualifikuar për rolin, sepse performanca e saj nuk është mjaft e fortë jashtë fushave të politikës së saj të përditshme.

Lojtarët e jashtëm

Kryeministri irlandez Leo Varadkar, dhe homologu i tij belg Charles Michel, janë shfaqur si kandidatë të jashtëm për të zëvendësuar Jean-Claude Juncker.

Michel duket se nuk e ka problem të lërë rolin e tij udhëheqës në Belgjikë pas zgjedhjeve të përgjithshme të javës së kaluar dhe z. Varadkar është gjithashtu në situatë të ngjashme.

Vëzhguesit e BE-së besojnë se një anëtar i Këshillit Europian mund të ndihmojë në bashkimin e fraksioneve në Parlamentin Europian.

Varadkar është anëtar i PPE-së – grupit më të madh parlamentar, por liberalët ndoshta do ta mbështesin atë për shkak të mbështetjes së tij të vazhdueshme për BE-në, madje edhe gjatë negociatave të Brexit-it.

Michel është pjesë e bllokut liberal, por gjithashtu mund të përbëjë mbështetje ndaj partive opozitare për shkak të punës së tij si udhëheqës.