Kryeministri Edi Rama, në sesionin e hapjes së Kongresit Botëror të Ligjit nuk i ka kursyer batutat me kryeministrin spanjoll Pedro Sánchez.
Ai është shprehur se në rast se do të dëshirojë që Paris Saint-Germain të fitojë finale, duhet që më 31 maj të vijë sërish në Tiranë.
“Në shprehje të mirënjohjes për gjithçka që po bëni për të mbështetur procesin e reformimit dhe zbatimit të reformës në Drejtësi, patëm dje kënaqësinë të mbështesnim fitoren e PSG. Nëse doni të fitoni finalen, ejani sërish në Tiranë më 31 maj”, tha ai.
