Agron Shehaj në Kuvend theksoi se i është mohuar interpelanca për çështjen Thumanë-Kashar, për të cilin tha se është hequr nga kalendari pa u njoftuar.

“1.3 mld euro për Thumanë-Kashar. Mund të më thoni përse më mohoni të drejtën e kësaj interpelancë, Përse keni hequr nga programi i punës pa më njoftuar. Nëse nuk marr një përgjigje kam të drejtë së besoj se nuk ju lë Belinda Balluku….Nuk mund ta përmend Belindën? Sot keni caktuar interpelancë me ministrin e Infrastrukturës, dhe ai nuk është. Nuk ju lë Belinda Balluku, ajo e komandon këtë Parlament? Më lë të të dyshoj”, tha Shehaj.

Niko Peleshi: Ka edhe disa vija të kuqe. Kush jeni ju që shpallni kriminelin? Diskutojmë për procedurën, por ju nuk mund të përmendi asnjë

Sepse dilni jashtë kodit të rregullores, jashtë kësaj sallë mund të bëni çfarë të doni, Por brenda kësaj sallë jemi të dënuar të respektojmë njëri tjetrin…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re