Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla u është referuar deklaratave të dhëna nga opozita në lidhje me raportin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian për Shqipërinë, të cilat ai i quan të pa vërteta.

Ai është shprehur se në raport vlerësohet progresi i bërë nga vendi ynë ndërsa tha se 80% e Komisionit ishin pro anëtarësimit të vendit në BE.

“Të sqarojmë shqiptarët me të pa vërtetat për raportin e PE.
80% e komisionit të Jashtëm ishte pro anëtarësimit të Shqipërisë, mbështesin ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave brenda Krishtlindjeve të ardhme.
Komisioni, edhe pse ndonjë amendament ishte nisur me email nga Tirana, nuk e kaloi filtrin e komisionit. Kam vetëm 1 koment tek pika 12 e kësaj pr rezolute. Shqipëria është model i respektimit të të të drejtave të komuniteteve. Pavarësisht se e dini shumë mirë ju se kush e ka shkruar këtë pikë, or nuk dua ta bëj pjesë të debatit. Ligjin që kemi ne për minoritetet, është më i miri që këshilli i Europës e rekomandon. Shpresoj që deri më 17-18 qershor kjo pikë të rishikohet.
Të hënë të ulemi në Këshillin për rregulloren si të rrisim monitorimin post legjislativ për të shkuar te rekomandimet”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re