Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo ka zhvilluar një takim me kryetarët e Bashkive të Austrisë.
Gjatë fjalës së tij Demo nënvizoi se programet e BE janë të mëdha dhe se objektivi është që Shqipëria të jetë në Europë në 2030.
“Jemi shumë krenarë që kemi themeluar Akademinë e re me ndihmën e partnerëve, sidomos partnerëve suedezë. Programet e BE janë të mëdha. Objektivi ynë është që të jemi në BE deri në vitin 2030. Është me rëndësi që bashkitë të bëjnë një punë të mirë për t’u përballur me sfidat që do kenë përpara. Kur flasim për reformën territoriale, Shqipëria ka kaluar në struktura të ndryshme të qeverisjes lokale. Ishim 26 Bashki, 26 qendra, pas ’91 shkuan në 31 dhe në 2014 ky numër shkoi në 61”, theksoi ai.
