Takimet e radhës sa I takon projektit për sigurinë rrugore u zhvilluan me nxënësit e shkollave “Gjok Shqiptari”, “Koli Gusho”, “Esat Minarolli” dhe shkollës jo publike “Nehemia” në Korcë.
Bashkëbisedimet me nxënësit ishin tepër aktive.
Nëpërmjet krijimeve të ndryshme të tyre, ata pasqyruan të gjitha njohuritë e përfituara nga takimet e kryera me punonjësit e Policisë.
Mbi rëndësinë e respektimit të sinjalistikës vertikale dhe horizontale semaforit sjelljes së këmbësorëve dhe drejtuesve të mjeteve tek vijat e bardha u realizuan edhe demonstrime praktike në rrugë, me nxënës të veshur me jelekë të verdhë, një pjesë e të cilëve përdorën edhe biçikletat.
