Skip to content

E papesueshme në aksin Prrenjas–Pogradec/ Hidhet vaj në rrugë, makinat rrëshqasin dhe humbasin kontrollin

800 0 2e8ac8b6ddb7a3b8ab9e33d7c92063a6 800x570 1

Në aksin rrugor Prrenjas–Pogradec, në ngjitje të Qafë Thanës, dyshohet se në rrugë është hedhur vaj, pasi disa automjete kanë raportuar probleme në lëvizje.

Drejtues të mjeteve raportojnë se automjetet kanë rrëshqitur, ndërsa një prej tyre ka dalë jashtë rrugës dhe personi i lënduar është transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti është përplasur me një gur anës rrugës.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes në këtë aks ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për normalizimin e trafikut.