Skip to content

Kapet makthi i banesave e bizneseve në Librazhd e Prrenjas/ Video

 

Një 26 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Librazhdit pasi dyshohet se ka kryer një sërë vjedhjesh.

I riu është me inicialet D.R., nga Pogradeci.

Sipas policisë, më datë 29.05.2019, dyshohet se ka vjedhur një shumë lekësh dhe sende të tjera  në lokalin në pronësi të shtetasit V.L,  në Prrenjas.

Po ashtu nga veprimet hetimore rezultoi se I riu është autor edhe i katër vjedhjeve të tjera të ndodhura në Librazhd e Prrenjas gjatë periudhës mars-prill.

Ai dyshohet se ka vjedhur në  një lokal, në një  magazinë dhe në dy banesa, lekë, pije alkoolike  e sende të ndryshme

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet të mëtejshme.

https://www.facebook.com/dvpelbasan/videos/2351072961837764/?v=2351072961837764