Në Universitetin “Luarasi” po mbahet një simpozium shkencor me temë: “Drejtësia midis traditës dhe modernitetit: nga Kanuni tek AI”, duke mbledhur akademikë dhe ekspertë të fushës së drejtësisë për të diskutuar sfidat e reja që sjell zhvillimi teknologjik.

Në aktivitet mori pjesë edhe Dekania e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, Dorina Hoxha, e cila vlerësoi bashkëpunimin mes institucioneve dhe përzgjedhjen e temës si shumë aktuale dhe sfiduese.

“Si dekane e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, është kënaqësi bashkëpunimi me Universitetin ‘Luarasi’. E përgëzoj dekanin dhe rektorin për temën aktuale që keni zgjedhur. U bëra ‘xheloze’. Keni zgjedhur një temë sfiduese,” u shpreh ajo.

Hoxha theksoi se sistemi i drejtësisë ka kaluar një rrugëtim të gjatë nga normat tradicionale si Kanuni, deri te zhvillimet moderne që ndikohen nga teknologjia dhe inteligjenca artificiale.
Sipas saj, juristi i së ardhmes duhet të jetë i përgatitur jo vetëm për sfidat tradicionale të së drejtës, por edhe për realitetin e ri të krijuar nga teknologjitë moderne, përfshirë inteligjencën artificiale.

“Në cilësinë e Dekanes së fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, është kënaqësi bashkëpunimi me Luarasin. E përgëzon dekanin dhe rektorin për temën aktuale që keni zgjedhur. U bëra xheloze. Keni zgjedhur një temë sfiduese. Ka qenë një lidhje e ngushtë kanuni me zhvillimin njerëzor. Shoqëritë kanë ndërtuar format e tyre të organizimit, duke reflektuar traditat e kohës. Jemi përballë një realiteti ndryshe. Zhvillimi teknologjik dhe IA po ndryshon dhe shoqërisë. Çështje që dukeshin si pjesë e të ardhmes, janë pjesë e përditshmërisë sonë. Kjo situatë kërkon jo vetëm përshtatje ligjore por dhe reflektim institucional. Tema e këtij aktivitet është e rëndësishme. Juristi i të ardhmes duhet të përballet dhe me sfidat. Shpresoj që ky aktivitet të nxisë zhvillime të reja.”, tha ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re