Në një intervistë në emisionin “Studio24” në News24, analisti Edvin Kulluri tha se Partia Demokratike është në situatën e saj më të keqe.

Gjatë intervistës, ai u shpreh se pjesa më me vlerë e asaj partie janë larguar dhe aty ka mbetu njerëz që sipas tij janë të dobët.

E paprecedentë që një parti të qëndrojë 4 mandate në opozitë. Ne jemi shumë vonë për të shpresuar te një ringjallje e PD. Sot ka mbetur pjesa më mediokre e partisë, pjesa e mirë janë larguar, nuk flas vetëm në nivelin lart, por flas në bazë. Ka mbetur pjesa e dobët. Këta që sot janë bërë njerëz të rëndësishëm në bazë, kanë qenë njerëz të parëndësishëm kur PD funksiononte. Ajo parti nuk është më parti, njerëzit i ka lodhur. PD sot del diku tek 18 % është katastrofë….Siç ka rënë edhe PS por jo në këto përmasa. Kam një frikë se është shumë vonë. A ja vlen zotit Salianji të bëjë një betejë ashtu siç është PD sot, apo mbase Shqipëria ka nevojë për një frymë të re? Sepse çdo dy vite bën vetëvrasje…”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re