Skip to content

Soreca: Shqipëria ka arritur progres, e gatshme për të hapur negociatat

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca një ditë pasi i dorëzoi kryeministrit Rama progres-raportin për hapjen e negociatave, ka qenë këtë të enjte në emisionin “Real Story” me Sokol Ballën në Vizion Plus.

 

Në fjalën e tij në Real Story Ambasadori i BE ka folur në lidhje me  pritshmëritë për hapjen e  negociatave për Shqipërinë këtë vit.

 

“Me lejoni të them se ne jemi shumë të kënaqur që kemi pasur mundësinë edhe njëherë të jepnim një rekomandim të tillë pa kushte. Në politikë nuk e di se çmund të ndodhe dhe një rast mund të kishte qenë edhe në Shqipëri, meqenëse kishim mundësinë që të rikonfirmonim rekomandimet pa kushte, në vetvete është një rezultat pozitiv për Shqipërinë, madje unë do të thosha edhe për rajonin, për rolin që ka luajtur dhe luan Shqipëria në Rajon. Mund të konfirmoj se nuk ka asnjë kusht natyrisht raportet duhet të bazohen në specificitetin e çdo shteti dhe për këtë arsye ka element që për këtë arsye janë specifike për Shqipërinë. Megjithatë me lejoni të them se lajmet e mira janë gjithmonë lajme dhe kështu i shikoj unë lajmet.”

 

Ndër të tjera ambasadori i BE-së është shprehur se Shqipëria ka bërë progres në pesë prioritetet e vendosura për hapjen e negociatave dhe se vendi ka arritur rezultate të mjaftueshme në këtë proces.

“Vitin e shkuar këshilli në qershor identifikojë detyrat e shtëpisë që duhet të bënte Shqipëria. Natyrisht ju keni dëgjuar për pesë prioritetet kyçe, dhe normalisht unë nuk dua ti shpjegoj në detaje, por në këto pesë prioritete Shqipëria ka arritur përparim të mjaftueshëm, pra progres i cili ka arritur në bazë të fakteve të forta dhe eshtë i mjaftueshëm për të hapur negociatat është shumë e rëndësishme që të bëjmë këto dallime ndërmjet përparimit të mjaftueshëm për të çelur negociatat dhe përparimit për tu bërë shtet anëtar e cila do të vijë në fund kur Shqipëria të bëhet shtet anëtare.Specifikat për Shqipërinë janë ato gjëra që janë identifikuar nga ne si detyra shtëpie që vendi duhet të vijojë të bëjë edhe pas çeljes së negociatave. Së pari ju do të duhet të bëni një historik të fortë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit që do të thotë që ajo që është bërë deri më tani këtë vit duhet të jenë veprime stabël për autoritetet shqiptare edhe për gjatë viteve të negociatave. Elementi i dytë është që të gjendet një konsensus I fortë kombëtar tek të gjitha partitë politike për atë që është përparësia më e rëndësishme që është prioriteti, pra anëtarësimi në BE. Ne në delegacionin e BE në Shqipëri kemi bërë një sondazh nga ku 88 % e shqiptarëve thonë se integrimi do të ishte i mirë për ta  dhe 93 % e shikojnë Shqipërinë në BE. Ky është ai konsensus që duhet ti bëjë bashkë partitë në mënyrë që të kalohet muri i ndasive në mënyrë që ky proges të konsolidohet në të ardhmen.”