Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca është shprehur se tashmë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë treguar rezultate në lidhje me detyrat që u ishin vendosur dhe tashmë duhet të ecin sëbashku drejt rrugës së integrimit.

 

Soreca nga Real Story është shprehur se tashmë topi ka kaluar në kampin e shteteve  anëtare, kështu duhet të jetë në fakt sepse kështu është hartuar traktati.

 

“Le të fillojmë nga ajo që ne kemi shprehur në raportoin tonë pë rata që na kanë dëgjuar dje, kanë dëgjuar komisionerin Hahn dhe përfaqësuesen e lartë Mogherini ata kanë thënë se Maqedoni dhe Shqipëria duhet të ecin sëbashku, sepse kanë treguar rezultatet sipas programit të vet dhe tani nga këndvështrimi ynë këto dy vende janë gati për të filluar negociatat. Struktura e BE-së është komplekse tani topi ka kaluar në kampin e shteteve  anëtare, kështu duhet të jetë në fakt sepse kështu është hartuar traktati. Tani kemi një proces që ashtu siç e thatë edhe ju deri në mes të qershorit do të filloje me parlamentin kombëtar dhe me qeveritë e çdo shteti anëtar dhe do të vlerësojë raportin i cili është shumë i rëndësishëm me 114 faqe kështuqë duhet pak kohë për ta analizuar.”

 

Ndërkohë nga Real Story ambasadori ka deklaruar se në dallim nga viti i kaluar zhvillimet e Shqipërisë janë ndjekur nga afër nga vendet anëtare dhe tashmë ato janë në gjendje që të japin një raport më të qartë në lidhje me procesin dhe progresin e bërë nga Shqipëria.

 

“Në krahasim me vitin e kaluar ne dimë të them se shtetet anëtare e kanë ndjekur nga afër zhvillimet e ndodhura në Shqipëri dhe tashmë shtetet anëtare janë të gatshme për të bërë vlerësimet e tyre. Shpresa jonë është që të gjithë vendet anëtare ta lexojnë me kujdes raportin dhe aty do të kemi edhe vendimin politik. Është këshilli i çështjeve të përgjithshme dhe jo ai i politikave të jashtme që do të vendosë që do të thotë se politika e zgjerimit është një politikë e brenshme e BE-së.”

Ambasadori Soreca shpreson se Shqipëria do të marrë dhe dritën jeshile dhe do të bëhet pjesë e familjes së madhe Evropiane.

 

“Shqipëria si vend me statusin e vendit kandidat nuk është thjesht një vend i tretë por është një vedn i cili do të hyjë në familjen tonë dhe për këtë arsye anëtarët e kësaj shtëpie duhet të kuptojnë që shtëpia është në rregull dhe zgjedhjet evropiane kanë ndihmuar për të kuptuar nëse shtëpia jonë i ka punënt në rregull. Unë jam i bindur se pas pak javësh shtetet anëtare do të jenë gati për ta marrë vendimin dhe shpresojmë që Shqipëria do të fillojë negociatat së shpejti.”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re