Emisioni investigativ “Tak Fak” në News24 ka sjellë zgjidhje për problemin e një grupi prej 10 familjesh në Kavajë, të cilat prej kohësh përballeshin me konflikt dhe akuza të ndërsjella për bllokimin e pusetave të ujërave të zeza.

Banorët fajësonin njëri-tjetrin për situatën e krijuar, ndërsa problematika kishte sjellë shqetësime të vazhdueshme për jetesën dhe higjienën në zonë.

Pas transmetimit të rastit në “Tak Fak”, reagimi i Bashkia Kavajë ka qenë i menjëhershëm. Strukturat e bashkisë kanë nisur ndërhyrjen në terren për të zgjidhur problemin e kanalizimeve dhe për të rikthyer normalitetin për familjet e prekura.

Banorët kanë mirëpritur ndërhyrjen, duke shpresuar që problematika e ujërave të zeza të marrë tashmë një zgjidhje përfundimtare pas përplasjeve dhe debateve që kishin vazhduar prej kohësh mes tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re