Një ditë mjaft e veçantë në Durrës, ku atleti bullgar, Krasse Georgievi ka zhvilluar një maratonë prej 1200 km si formë sensibilizimi për Korridorin 8, që lidh Bullgarinë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, maratonë e cila ka përfunduar në Durrës. Në ceremoninë e zhvilluar ishin pjesëmarrës edhe Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, Momtchil Stoyanov Raytchevski dhe Ambasadori bullgar në Maqedoninë e Veriut Angel Angelov
Nëpërmjet këtij aktiviteti sportiv, ndjejmë kënaqësi që sot e kemi këtë sportist këtu, jo thjesht si një maratonomist, por si një njeri i cili promovon vlerat e vendeve tona. Ky nuk është vetëm një korridor, por një vijë që bashkon kulturat e të gjithë popujve që preken nga ky korridor.
Janë të shumta iniciativat tona për të promovuar këtë korridor, por dita e sotme është e veçantë , është një event i mrekullueshëm për të rinjtë, të cilët e duan sportin dhe nëpërmjet sportit bëjnë të mundur që të kuptojnë se cfarë do të thotë një korridor, ç’do të thotë një lidhje shumë e hershme historike ndërmjet shteteve tona për të bashkuar kulturat tona të përbashkëta, për të shërbyer më mirë, për tu futur të gjithë në të njëjtën rrugë drejt Evropës siç ka bërë Bullgaria, shpresojmë dhe Shqipëria e Maqedonia e Veriut e sa më shpejt.Durrësi ka qenë dhe do të mbetet porta e Ballkanit drejt Evropës.
