Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, ku është përfshirë babai i ministres Adea Pirdeni.

 

Sipas të dhënave paraprake, 87-vjeçari Luan Pirdeni po lëvizte me biçikletë në momentin kur u përplas nga një automjet në kryqëzimin e rrugëve “Bardhyl” dhe “Kongresi i Manastirit”.

Ai u transportua me urgjencë në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin S. M., 31 vjeç, pasi në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke drejtuar motomjetin, u përplas me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi L. P., 87 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, 87-vjeçari humbi jetën në spital.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re