Pak orë pas arrestimit nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për lejimin e ndërtimeve pa leje dhe mungesën e masave ndaj këtij fenomeni, zbardhet edhe dëshmia para oficerëve e shefit të Komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllari.

Bashkë me zinxhirin komandues, ai akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke mos zbatuar ligjin kundër ndërtimeve pa leje.

Por i marrë në pyetje nga oficerët e AMP-së ai ka befasuar, duke thënë se kishte qenë i zënë me ngjarjen e fundit në Sarandë, vrasjen e ndodhur të pronarit të karburantit.

Ai pohoi se “ka qenë i zënë këtë javë me vrasjen në Sarandë, ndaj nuk ka pasur kohë të merret me ndërtimet pa leje”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re