Skip to content

Të akuzuar për tenderin e tunelit të Llogarasë, zgjatet me 3 muaj afati i masës “arrest shtëpie” për ish-vartësit e Ballukut, Gjyli dhe Elezi

elezi gjyli spak

Zgjatet afati i paraburgimit në lidhje me masën “arrest shtëpie” për një periudhë kohe prej 3 muaj për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin.

Ish-drejtuesi i KESH, Erald Elezi dhe ish-kreu i ARRSH Gentjan Gjyli, akuzohen për tenderin për tunelin e Llogarasë, çështje për të cilën u mor e pandehur edhe ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Kujtojmë se gjatë këqyrjes së telefonave të Ervis Berberit, ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, i besuar i Ballukut janë zbuluar mesazhe që sipas SPAK tregojnë se Balluku, ka ndikuar në paracaktimin e kompanive fituese për tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe të gjitha lotet e Unazës së Madhe të Tiranës.