
Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me zhvillimet dhe protestën e studentëve shqiptarë në Shkup, në Maqedonia e Veriut, duke e cilësuar situatën si një moment me rëndësi për shqiptarët në rajon.
Në postimin e tij, Hajdari ka shprehur entuziazëm për pjesëmarrjen e të rinjve shqiptarë dhe bashkimin e tyre rreth çështjeve të identitetit, gjuhës dhe kulturës.
Ai shkruan se “nga sot shqiptarët në Maqedoninë e Veriut do jenë më të fortë se kurrë”, duke e cilësuar këtë si “fillimin e një epoke të re për shqiptarët në Ballkan”, që sipas tij po udhëhiqet nga rinia.
Në reagimin e tij, ai thekson gjithashtu bashkimin e të rinjve shqiptarë nga treva të ndryshme dhe rëndësinë e ruajtjes së gjuhës, historisë dhe traditave kombëtare.
Postimi ka marrë vëmendje në rrjetet sociale, në një moment kur në Shkup po zhvillohen protesta nga studentët e juridikut që kërkojnë përdorimin e gjuhës shqipe në provime dhe procedura akademike.




