Edhe këtë të martë do të zhvillohet etapa e dytë e ‘Turit Çiklistik të Shqipërisë 2026’.

Siç është njoftuar çiklistët pjesëmarrës do të nisen nga Lezha në orën 12:00 dhe do të përfundojnë garën në Elbasan.

Ky aktivitet sportiv  po shoqërohet me bllokime të gjata rrugore që paralizojnë lëvizjen e qytetarëve.

Policia e Shtetit ka paralajmëruar për kufizime të përkohshme të qarkullimit.

-Etapa II-data 19.05.2026

Orari i bllokimit: 12:00

Lezhë–Vorë–Golem–Rrogozhinë – finishi në Elbasan.

-Etapa III-data 20.05.2026

Orari i bllokimit: 12:00
Elbasan–Belsh–Kuçovë–Lushnjë–Unaza e Fierit – finishi në Vlorë.

-Etapa IV-data 21.05.2026

Orari i bllokimit: 12:00

Vlorë–Tuneli i Llogarasë–Himarë–Kuç–Lepincë–Kotë – finishi në Vlorë.

-Etapa V-data 22.05.2026

Orari i bllokimit: 10:00
Vlorë–Rrethrrotullimi i Lushnjës – finishi në Fier.

Policia e Shtetit apelon për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë zhvillimit të aktivitetit, si dhe rekomandon përdorimin e akseve alternative në segmentet ku do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit.

Strukturat e Policisë së Shtetit do të jenë maksimalisht të angazhuara për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e këtij eventi sportiv ndërkombëtar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re