Skip to content

Parlamenti i ri Europian, Orban: Lamtumirë PPE nëse s’na përputhen interesat

16903856lpw 16905613 article franceeupoliticsdiplomacyparliament

Partia Fidesz e kryeministrit hungarez Viktor Orban, mund t’i bashkohet një tjetër grupi parlamentar në Parlamentin e ri Europian, nëse qëndrimet e PPE-së (grupi i Partive Popullore Europiane), ku ata bëjnë pjesë, por që janë pezulluar përkohësisht, nuk përkojnë me interesat kombëtare. Kjo u shpall nga vetë Orban këtë të premte.

“Ne jemi një anëtar i PPE-së, por do të shohim se cilin drejtim të shkojë PPE-ja, në raport me interesat e Hungarisë dhe e kombit hungarez”, tha Orban.

“Nëse do kemi përputhje do të qëndrojmë, e nëse jo, ne do të jetë pjesë e një grupi të ri”, tha ai, pa sqaruar se cili do qe ky grup.

PPE – grupimi i partive të djathta europiane, ku bën pjesë dhe PD, ishte fitues i zgjedhjeve për Parlamentin Europian, por me më pak vende sesa në legjislaturën e kaluar, që do të thotë pra se duhet të kërkojë një koalicion me të paktën dy grupet e tjera politike, në mënyrë që të ketë një shumicë.

Orban tha gjithashtu se vendet e Grupit të Vishegradit në BE – Hungari, Poloni, Sllovaki dhe Republikën Çeke, kanë rënë dakord për të marrë një qëndrim të unifikuar në zgjedhjen e udhëheqësve të rinj evropianë.

Sa i përket presidentit të ri të Komisionit Evropian, pra pasuesit të Jean Claude Juncker, të cilin Orban e kishte “hasëm” politik, ky i fundit tha se do të mbështeste një kandidat me prirje anti-emigrante, me një “ndjenjë kombëtare” dhe të gatshëm për të mbrojtur kulturën e krishterë.

“Ne kemi një kandidat të tillë në mendje, jo vetëm një”, tha Orban, duke refuzuar të përmend ndonjë emër.