Avokati Shkëlqim Mustafa kujtoi kushtet e rënda të paraburgimit në komisariatet shqiptare vite më parë, duke i cilësuar ato jashtë çdo standardi njerëzor.

I ftuar në nje emision televiziv, Mustafa tregoi se të paraburgosurit mbaheshin në ambiente shumë të vogla dhe të mbipopulluara, ku shpesh detyroheshin të flinin me turne.

“Deri para 15-20 vjetësh ishte paraburgimi nëpër komisariate që ishte një tmerr jashtë çdo lloj llogjike njerëzore. Flasim në një dhomë 2-3, kishte që flinin me turne. Mund të ishin 7-8 veta dhe gjysma rrinin në këmbë, gjysma flinin. Derisa merrte formë të prerë vendimi i Apelit”, u shpreh ai.

Sipas avokatit, situata nisi të ndryshonte pas investimeve të kryera në sistemin penitenciar gjatë viteve të fundit, kryesisht me mbështetje europiane.

“Gradualisht u bënë disa burgje, u hoqën nëpër komisariate, u vendosën në burgje sot. Nga 2003 e këtej kanë qenë investime europiane, Rrogozhina, Reçi, Peqini, Drenova, Fieri. Reçi është i mirë në krahasim me të tjerët, nga kushtet. Si infrastrukturë është keq 302 dhe 313. Ka qenë burgu i grave para se të prishej, si ato filmat indian!”, deklaroi Mustafa.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re