Skip to content

Netanjahu në delir: i dhurohet nga Trump harta me Golanin nën Izrael

h 55236361

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se nga presidenti Trump, nëpërmjet dhëndërit Jared Kushner, njëherësh Këshilltari për Lindjen e Mesme, i dhuroi një hartë të re zyrtare të Departamentit të Shtetit, në të cilën lartësitë e Golan u bënë pjesë e Izraelit.

Në një përpjekje për të devijuar vëmendjen e publikut nga një kaos politik ku ndodhet vendi, Netanjahu tregoi hartën në të cilën Trump kishte shkruar fjalën “e bukur”.

Shtëpia e Bardhë njohu sovranitetin e Izraelit mbi Golanin e pushtuar që shteti hebre e rrëmbeu me luftë nga Siria në vitin 1967 dhe më pas e aneksoi atë. Por bashkësia ndërkombëtare nuk e njohu këtë aneksim.

Bashkimi Evropian refuzon të njohë sovranitetin izraelit në lartësitë e Golan dhe e konsideron një vullnet të rrezikshëm për të ndryshuar kufijtë – tha kreu i diplomacisë evropiane Federica Mogherini pas vendimit të Trump.

“Bashkimi nuk njeh sovranitetin e Izraelit mbi territoret e pushtuara, dhe kjo vlen gjithashtu edhe në lidhje me lartësitë e Golanit”, tha ajo në një fjalim në Parlamentin Evropian në Strasburg.

Sipas saj, ndryshimi i kufijve me mjete ushtarake është një ide e rrezikshme.

Pllaja e Golanit është një rrafshnaltë në kufirin midis Izraelit, Libanit, Jordanisë dhe Sirisë.