Skip to content

Padia për shpifje, Erion Braçe paraqitet në GJKKO

d7206bc1 b722 46a5 8dcd 36cd9c350e97

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është paraqitur këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Braçe është parë teksa hynte i vetëm në ambientet e gjykatës.

Bëhet fjalë për një çështje gjyqësore që lidhet me akuzën për shpifje. Deputeti socialist është përfshirë prej muajsh në një proces gjyqësor me biznesmenin Anduel Çekrezi, pas deklaratave publike dhe postimeve në rrjetet sociale lidhur me një konflikt pronësie në zonën e Imshtës, në Lushnjë.