Skip to content

“Një copë bukë e kos”/ Ministrja Sala për akuzat e deputetit Korreshi: Spitali i Lushnjes, pjesë e një programi investimesh. Opozita nuk bëhet me batuta

ministrja sala

Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala në fjalën e saj në Kuvend ka renditur një sërë projektesh dhe investimesh për infrastrukturën e spitaleve në vend.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ministrja Sala i është përgjigjur edhe kritikave të deputetit të PD Saimir Korreshi për gjendjen në spitalin e Lushnjes.

Ministrja Sala theksoi se spitali i Lushnjes është pjesë e një programi kombëtar investimesh, duke shtuar se spitali do pasurohet me aparat të ri mamografie.

“Kemi zgjedhur të investojmë për të garantuar shërbimin. Spitali i Lushnjes është pjesë e një programi kombëtar investimesh. Për 2027 janë parashikuar më shumë investime. Por është e lehtë të bësh opozitë me batuta. Brenda këtij viti pritet të nisë puna për godinën e Spitalit të Korçës. Investimet shtrihen gradualisht në të gjithë territorin, vizioni është i qartë që qytetarët të marrin shërbim dinjitoz”, tha ajo.