Drejtori i Hekurudhave Shqiptare, Ergys Verdho, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Verdho ka qenë i vetëm në Prokurorinë e Posaçme.

SPAK e kishte thirrur për të dhënë shpjegime në lidhje me dosjen, por nuk jepen detaje të hollësishme nëse u pyet për Hekurudhat apo tenderët e ARRSH-së.

Vetë Verdho pasi doli nga Godina nuk dha prononcim për mediat, teksa u kap momenti i largimit nga institucioni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re