Skip to content

Aksidenti që i mori jetën 62-vjeçarit në Shkodër/ Dalin pamje të reja, makina me shpejtësi tentoi të parakalonte dhe… (VIDEO)

aksidenti ne shkoder pamje te reja

Pamjet që shihni tregojë një kënd tjetër të aksidentit tragjik që i mori jetën sot një 62-vjeçari në Shkodër. Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb, mjeti që është përfshirë në aksident, tenton të parakalojë një tjetër mjet, duke ecur me shpejtësi të lartë.

E gjithë ngjarja është fiksuar nga një automjet tjetër që ecte përballë makinës që u përfshi në aksident.

Përplasja ka qenë tepër e fortë. 62-vjeçari, Shkëlqim Krasniqi, i cili po lëvizte biçikletë ndërroi jetë dhe u plagosën rëndë dy shoferët e makinave, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.