Skip to content

Dosja “Veliaj”, ish-deputetja e PS, Klotilda Bushka del nga SPAK pas 2 orësh

Klotilda Bushka

Ish-deputetja e PS, Klotilda Bushka është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ish-deputetja socialiste qëndroi për rreth dy orë në ambientet e SPAK, ndërsa në dalje nuk dha deklarata për mediat lidhur me arsyen e paraqitjes apo pyetjet e prokurorëve.