Skip to content

U rrëmbye nga ushtria izraelite në ujëra ndërkombëtare, aktivisti shqiptar Baki Goxhaj mbërrin në Shqipëri, takim emocionues me fëmijët

706220174 1517079529868649 4758418343930714088 n

Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj, i cili u rrëmbye nga ushtria izraelite në ujëra ndërkombëtare ndërsa shkonte në Gaza, ka mbërritur në Shqipëri.

Prej 2 orësh ai ka qëndruar në komisariatin e Rinasit, ku është marrë në pyetje.

“Unë jam nga Vlora dhe vitet e fundit jam angazhuar si aktivist për çështjen palestineze, për t’i dhënë fund gjenocidit dhe për zgjidhjen e kësaj çështjeje që po zgjat prej 80 vitesh si një plagë e hapur në botën moderne. Organizata që merret me organizimin e flotiljes është online dhe ka hapur aplikime për t’u bërë pjesë e flotiljes. Edhe unë, pasi u informova, ndoqa procedurat për t’u bërë pjesë e saj.

Rreth 10 ditë më parë u nisëm. Ne ishim në ujëra ndërkombëtare kur pamë disa anije të mëdha dhe dy skafe të fuqishëm që po afroheshin. Pavarësisht përpjekjeve për t’u larguar, nuk ishte e mundur. Duke u afruar, na kërcënuan dhe qëlluan me armë; nuk e di nëse ishin plumba të vërtetë.

Hipën në anije, na lidhën duart të gjithëve; mua më lidhën edhe sytë, sepse isha pak i zëshëm duke kërkuar të na lironin. Na morën zvarrë dhe na çuan në një anije të madhe të sajuar me kontejnerë, ku kemi qëndruar 2 ditë e 2 net si bagëti. Në anije kishim vetëm ujë për të pirë dhe bukë të thatë.

Kam qenë aty dhe e kam parë me sytë e mi; kam dëgjuar një vajzë palestineze jo shumë larg meje që më pas u dhunua. E kam parë gjithë skenën”, tha Goxhaj.

704467832 2224958691581876 790823347859819095 n 705320876 1519080459593372 7082770246305207083 n 706198616 4498095773813564 4236930175324823431 n 705155477 1642097270416442 5947964876370094313 n 703093297 4376942139230575 8003669271134952749 n 706220174 1517079529868649 4758418343930714088 n