Berisha rikonfirmohet si kryetar i PD me 37 mijë vota.
Nga 39 441 vota të numëruara, janë 38 mijë e 902 të vlefshme.
Shifrat reflektuan pjesëmarrje të ulët në zgjedhje duke marrë parasysh qytete si Durrësi ku Sali Berisha mori vetëm 892 vota apo në Korçë ku mori 392.
Në selinë e PD disa nga mbështetësit e Sali Berishës kanë hapur disa shishe verë, kikirikë dhe çibukë për të festuar fitoren e sotme.
Sali Berisha do të jetë kryetar i PD deri në 2030, pra nga ’90 në drejtim, i bie plot 40 vjet, po aq sa Enver Hoxha.
