Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka bërë homazhe për Nënë Terezën gjatë një vizite në qendrën e Misionaret e Bamirësisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rubio vlerësoi figurën dhe trashëgiminë e Nënë Terezës, duke theksuar ndikimin e saj të jashtëzakonshëm në ndihmë të njerëzve në nevojë dhe në përhapjen e mesazhit të dhembshurisë në mbarë botën.

“Nënë Tereza la një trashëgimi të jashtëzakonshme dhembshurie dhe shërbimi. Pata nderin të vizitoja sot Misionaret e Bamirësisë për t’i bërë homazh trashëgimisë së saj dhe për të parë shembullin e gjallë të besimit katolik në veprim”, shkroi Rubio në një status në “Instagram”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re