Vështirësitë në plotësimin e kushteve për integrim të prodhimeve vendase në tregun e përbashkët evropian, nuk duhet të shihen si një mur bllokues, por si një derë e hapur.

Zëvendësministri I Bujqësisë, Fatmir Guri, në një intervistë për Ora Neës, thekson se po bëhet gjithçka në kuadër të një përshtatje sa më të lehtë të prodhuesve vendas. Zgjidhje dha edhe për çertifikimin e cilësisë e sigurisë.

Kështu i  vlerëson numri dy i ministrisë së Bujqësisë, Fatmir Guri sfidat e fermerëve dhe bujqësisë shqiptare n ë procesin e integrimit të vendit në bashkimin Europian, që vlerësohen ndër më të vështirat.

Në përpjekjen për të cuar produktin shqiptr në tregjet europiane, në vazhdimësi është raportuar edhe për abuzime, me certifikimin e cilësisë dhe sigurisë.

Përballë kësaj situate zëvendës ministri u bën thirrje fermerëve që të tregohen të kujdesshëm dhe ti drejtohen vetem institucioneve për garancinë e produktit që do të nxjerrin në treg.

Shqipëria nga ana tjetër theksoi ministri është lidere në rajon dhe më gjerë kur vjen puna tek sipërfaqja e serave por edhe sasia e prodhimit në to.

Teksa ende mbetet problem azhornimi i hartave të pronësisë, Zëvendës ministri theksoi përpjekjet që ky problem të zgjidhen dhe vendi të jetë gati për BE.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re