Interpol Tirana po vijon operacionin e koduar “The Wanted”, i cili ka në fokus kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet në Abu Dhabi, në Dubai janë ndaluar dhe arrestuar 5 shtetas shqiptarë, të kërkuar nga SPAK, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Katër prej tyre, K. Q., 44 vjeç, Sh. K., 44 vjeç, I. L., 30 vjeç dhe A. P., 38 vjeç, dyshohen për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Ndërsa shtetasi M. C., 34 vjeç, dyshohet për mashtrim kompjuterik.

Ndërkohë, autoritetet po vijojnë verifikimet edhe për një tjetër shtetas shqiptar që ndodhet në Dubai, i cili dyshohet se përdor dokumente të falsifikuara.

Interpol Tirana po ndjek procedurat në bashkëpunim me homologët për finalizimin e ekstradimit të të arrestuarve drejt Shqipërisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re