Një aksion i gjerë i Prokurorisë së Sarandës është zhvilluar këtë të hënë, ku janë firmosur dhjetëra urdhër-arreste ndaj punonjësve të Komisariatit të Sarandës, zyrtarëve vendorë, si edhe personave të lidhur me sektorin e ndërtimit dhe biznesit.

Sipas burimeve paraprake, hetimet lidhen me dyshime për shkelje të ndryshme penale që kanë të bëjnë me ndërtimet pa leje në zonat e Sarandës dhe Ksamilit.

Operacioni po zbatohet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Komisariatin e Sarandës dhe po shtrihet në disa zona njëkohësisht.

Deri në këto momente raportohet se janë vënë në pranga dy persona, një efektiv policie dhe një biznesmen, ndërsa identitetet e tyre ende nuk janë bërë publike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re