Një aksident rrugor me disa makina ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në aksin Tiranë-Durrës.
Aksidenti është regjistruar rreth orës 13:50 ndërsa raportohet për dy persona të lënduar.
Dy të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
