Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama nuk ngurroi të hidhte akuza në drejtim të Partisë Demokratike.

Në fjalën e tij me socialistët në Dibër, Rama e cilësoi si forcën politike të shkatërrimit të Shqipërisë.

Po ashtu, Rama tha se kjo parti ka qenë gjithmonë mishërim i përçarjes dhe urrejtjes.

“Ka qenë gjithmonë e detyruar të përballet me forcën e shkatërrimit. Forcën politike që kur ka pasur në dorë të shkatërrojë Shqipërinë. Edhe kur i kanë rënë pantallonat në fund të këmbëve, prapë do të shkatërrojë fasadën e Kryeministrisë apo kazanët e plehrave të Tiranës. Kanë qenë gjithmonë mishërim i përçarjes dhe urrejtjes”,-tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re