Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Klos, në vendin e quajtur “Plani i Bardhë”.
Sipas informacioneve paraprake , personat e përfshirë në aksident po ktheheshin nga një ceremoni mortore kur ndodhi përplasja tragjike.
Viktima është Hali Gjashi, rreth 50 vjeç, pasagjer në automjetin tip “Hyundai” me ngjyrë të bardhë të përfshirë në aksident
Njoftimi i plotë i policisë
“Në aksin rrugor “Bulqizë-Klos”, në vendin e quajtur “Plani i Bardhë”, janë përfshirë në aksident rrugor dy automjete me drejtues shtetasit Xh. S., dhe S. C. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi H. G., pasagjer në automjetin që drejtohej nga shtetasit S. C.
Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë, të cilat janë në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”
