Pushimet këtë vit në Shqipëri pritet të jenë më të shtrenjta. Shkak është bërë situata në Lindjen e Mesme, duke bërë që shërbimet në akomodimin e pushuesve të rriten ndjeshëm në krahasim me një vit më parë.

  • “Do të ketë rritje të çmimeve për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, e cila solli edhe rritjen e karburanteve, që është kryesore për sa i përket zinxhirit ekonomik në Shqipëri. Kjo rritje është domosdoshmëri, pasi janë rritur produktet dhe gjithçka tjetër. Rritja pritet të jetë rreth 10-15%”, tha Kujtim Dervishi, kryetar i Shoqatës së Hoteleve dhe Bujtinave
  • “Këtë vit e shikoj me optimizëm, sepse edhe shifrat janë në rritje të turistëve për shkak të situatës së ngarkuar në Lindjen e Mesme dhe kjo është në favorin tonë. Janë prishur shumë kontrata me Turqinë dhe vendet e rajonit atje, ndaj Shqipëria pritet të jetë e favorizuar këtë sezon turistik.”
Këtë vit, me përparësi nga pushuesit po shihen edhe bujtinat, edhe për faktin që çmimet konsiderohen më konkuruese.
  • “Bujtinat kanë marrë goxha përparësi dhe janë mjaft të kërkuara, gjë që lidhet edhe me faktin se kanë një çmim më të ulët se hotelet. Bregdeti pritet të mbetet i shtrenjtë dhe bashkitë janë vënë në lëvizje për vendosjen e çmimeve tavan për shezlongët dhe parkimet, gjë që është një nisje e mirë.”

Deri më tani numërohen rreth 835 mijë netqëndrime në Shqipëri gjatë periudhës janar-mars të këtij viti, sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, duke u rritur me 9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re