Skip to content

VIDEO-FOTO/ “Shqipëria nuk shitet”. Mbi 2 orë protestë! Qytetarët marshim në Tiranë, kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura

WhatsApp Image 2026 05 31 at 20.33.15

Është mbajtur sot protesta në Tiranë kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura, për më shumë se dy orë.

Qytetarë të shumtë janë bërë bashkë ndërsa kërkojnë anulimin e projektit. Protestuesit njoftuan se protesta do të zhvillohet sërish ditën e nesërme në orën 18:00.

Fillimisht protesta nisi në Ministrinë e Brendshme, ndërsa më pas protestuesit u zhvendosën drejt Kryeministrisë,.

“Shqipëria nuk shitet”, “anuloni projektin” kanë qenë thirrje e vazhdueshme të qytetarëve në shesh.