“Poshtë spiunëve.”.
Kjo ka qenë një tjetër thirrje pikante që vjen nga protesta që po mbahet sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në duar mbajnë pankarta me mesazhe si “Shqipëria nuk është në shitje” dhe slogane të forta politike.
Gjatë protestës, disa qytetarë kanë çarë edhe kordonin e policisë në hyrje të godinës së Kryeministrisë.
Ndërkohë, teksa flisnin në podium, kërkesat e disa prej qytetarëve ishin dorëheqjen e të gjithë qeverisë ndërsa kërkonin shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike dhe paketën e maleve.
Ndërkohë një qytetare bëri thirrje për dorëheqjen e të gjithë qeverisë ndërsa kërkoi shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike dhe paketën e maleve.
