
Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, në konferencën për shtyp një ditë para miqësores me Izraelin, është shprehur se, se ka parë disponueshmëri të madhe nga lojtarët në prag të dy ndeshjeve të këtij muaji.
LEXO EDHE: Nesër miqësorja me Izraelin, Gjimshiti: Trajneri dëshiron një cikël të ri
“Është e rëndësishme të theksoj se kam parë një disponuershmëri të madhe nga lojtarët. Janë treguar profesionistë të vërtetë. Kam shumë gjëra në mendje. Më e rëndësishme është që të jetë një skuadër funksionale. Janë dy ndeshje që masin forcën.
Në fokus është që të jemi një Shqipëri që kërkon të bëjë ndeshjen më të mirë të mundshme. Në kaq pak kohë, është e vështirë të përgatisim atë që duam në fushë. Kam parë një skuadër që është e motivuar. Të shohim si do të përkthehet në fushë. Izraeli i bën skuadrat e tjera të duken keq. Nuk duhet të japim hapësira për ta”, deklaroi Maran.
Shqipëri-Izrael luhet nesër në “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:00.



