Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një reagimi qytetar që vjen nga protesta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa ka një mesazh për të gjithë qyettarët që iu janë bashkuar tubimeve prej 3 ditësh. Rama pohon se kjo është video-kartolinë më e pazakontë që vjen nga ‘Shqipëria e shqiptarëve’.

Kryeministri pohoi se Shqipëria do bëhet sipas kontratës që kemi lidhur për herën e katërt në majin e shkuar me 83 vota, ku me shumicë votash u votua rezoluta për BE. Mes të tjerash ai shton se protesta e humbi arsyen reale për të cilën nisi.

REAGIMI I RAMËS
MIRËMËNGJES 😍
dhe me ndjesën për këtë video-kartolinë të pazakonshme nga “Shqipëria e shqiptarëve”, e duke i siguruar të gjithë se Shqipëria do bëhet sipas kontratës që kemi lidhur për herën e katërt në majin e shkuar me 83 vota, pavarësisht se ça thonë e ça duan këta shqiptarët që e dinë Shqipërinë pengun e verbërisë së tyre dhe atdhedashurinë podium për të sharë me libër shtëpie tradhëtarët e armiqtë imagjinarë të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë me një përqafim të veçantë për ata të mitë që kanë mbetur akoma peng i një proteste të cilës i ka humbur çdo arsye reale e nisjes, e ku të vetmet arsye të mbetura janë ato të të huajve që nuk e duan Shqipërinë në Ligën e Kampionëve të Turizmit dhe pompojnë rrjetet me ajrin toksik të luftës hibride, falë edhe naivitetit të tyre fatkeqësisht

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re