Skip to content

“Kush më vjen në seli me librin e shtëpisë time dhe në rrugë si çakej…”, Rama: Përfaqësoj vullnetin e 800 mijë shqiptarëve, të mirëseardhur të flasim për mjedisin!

edi rama 8

Kryeministri Edi Rama në daljen e tij për mediat, foli sërish për çështjen e Zvërnecit, duke komentuar edhe protestat e fundit të zhvilluara për të ndaluar projektet në zonat e mbrojtur a.

“Unë përfaqësoj dhe mishëroj vullnetin e të paktën 800 mijë shqiptarëve, kush flet në emër të ndjenjave të vërteta se çfarë mund të ndodhë me mjedisin është i mirëseardhur të bisedë , ata që vijnë me librin e shtëpisë time poshtë dritares këtu dhe te PS dhe vijnë vërdalle për rrugë si ata çakej që ulërinin Greqia është e grekëve, ata janë subjekt për Zotin, dhe zoti i faltë”, tha ai.