Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje reagimeve të protestuesve, për dorëheqje apo dhe thirrjeve për burgosjen e tij. Ai tha se kjo ka marrë fund dikur. Kryeministri theksoi se i ka dhënë jetë një strukture që është tërësisht e pavarur, referuar drejtësisë. Ndërsa shtoi se akuzat nuk i bëjnë përshtypje, duke shtuar se ata që i shkojnë nga pas “atyre honxho bonxhove që shkojnë te i njëjti film dhe presin fund të ndryshëm.

Edi Rama:
Nuk të përgjigjem sepse ndryshe do akuzohem si një njeri që nuk respekton mediat. Kjo nuk është pyetje, kësaj pyetje i mungon çdo lloj epike. E di shumë mirë që ata që protestojnë janë shqiptarë. Nuk u përgjigja ndaj tyre, por ndaj atyre që kërkojnë dorëheqjen time pa kushte dhe thonë se nuk ka një ftesë nga ana ime për dialog. E kam me ata që janë pjesë e turmës dhe nuk dalin në bulevard të kërkojnë dorëheqjen time. Sa i përket burgut, kjo merito vetëm një koment, koha kur njerëzve u tregohej burgu nëpër rrugë, e kemi lënë shumë pas dhe jam njeriu që kam udhëhequr me krenari betejën e shqiptarëve duke i hapur rrugë reformës në drejtësi e duke i dhënë jetë një strukture të pavarur nga unë dhe bën punë n në shërbim të drejtësisë. Kjo është prap pjesë e spekulimeve dhe manipulimeve por sme bëjnë përshtypje fare sepse është film i vjetër me të njëjtin fund. Ata që i shkojnë pas honxho bonxhove nëndritarsit profesionistëm janë njëlloj si ata që shkojnë të shohin një fund të njejtë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re