Skip to content

Dosja e Veliajt/ Avokatja e Elman Abules kërkesë në GJKKO: Të shpallet moskompetenca, çështja t’i kalojë Gjykatës së Tiranës

900 0 1736429481xellman abule 2 640x450 880 sd.webp

Vijojnë zhvillimet në GJKKO, ku po mbahet seanca gjyqësore për disa prej të pandehurve të dosjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të cilëve u është pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar.

Gjatë seancës së sotme, avokatja mbrojtëse e një prej të pandehurve, Elman Abule, ka paraqitur një kërkesë procedurale përpara trupës gjykuese.

Mësohet se mbrojtja ka kërkuar shpalljen e moskompetencës nga ana e GJKKO-së për këtë çështje dhe dërgimin e dokumenteve dhe akteve për shqyrtim pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm të Tiranës.