“Shirat e mëdha të rëna javën e kaluar kanë dhënë efektin e tyre edhe në ndotjen e mjedisit. Si kurrë më parë, Liqeni i Ulzës në afërsi të digës së Hidrocentralit është i tejmbushur nga mbeturinat të ndryshme.”
 
Kjo është pamja që të ofron liqeni i Ulzës.
 
Prurjet e mëdha të fundjavës së kaluar shkaktuan ndotjen masive.
 
Specialistët që kanë punuar në hidrocentral prej vitesh thonë se në porta ka patur hapësirë për kalimin e mbeturinave. Me rritjen e nivelit të portës nga ana e Kurum, ato tashmë mbeten në ujë duke shkaktuar një ndotje ku pasojat bien jo vetëm në mjedis, por edhe në gjallesat nënujore.
 
I kontaktuar nga Vizion Plus, Drejtori i HEC-eve të Kurum, Nexhat Maliqi tha se ndotja s’ka të bëjë me rritjen e nivelit të portave shkarkuese të Hidrocentralit, megjithatë kompania premton ta pastrojë brenda dy ditësh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko