Skip to content

Ngjarja në Virginia Beach: ja kush jua morri jetën 12 personave “për asgjë”

Capture55 3

Dewayne Craddock, 40 vjeç, është emri i njeriut i cili dje, në Virxhinia të SHBA, u morri jetën të paktën 12 personave – tha policia.

Siç u zbulua më tej, Craddock ishte një punonjës i departamentit të qytetit në të cilin ai kreu tmerrin paimagjinueshëm. Përkatësisht, ai hyri në administratën e qytetit të premten dhe filloi të qëllonte me breshëri. Ai vrau të paktën 12 vetë dhe plagosi katër. Autoritetet ende nuk e kanë të qartë se ç’motive ai e ndërmorri këtë akt.

Katër oficerë policie arritën menjëherë në vendngjarje, ku oficeri James Cervera u plagos nga një shkëmbim zjarri dhe më pas ndërroi jetë.

CNN shkruan se Craddock ka punuar si Inxhinier i Certifikuar Profesional për “Virginia Beach City Administration”. Ai u referua si një person i kontaktit në projektet e rindërtimit të rrugëve gjatë disa viteve të fundit.

Fqinjët thonë se ai ishte i vetmuar.